RHINOSTOP*(251+61.2+2.54)MG* 20TABL
Rhinostop® në mënyrë të shpejtë dhe efektive lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes (dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik), siç janë:
- kongjestioni i mukozës së hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës,
- ndjesinë e presionit dhe dhimbjes në hundë dhe në sinuse ,
- rritjen e sekrecioneve nga hunda,
- fishkëllimat nga hunda,
- tështimat,
- kollën,
- skuqjen dhe ënjtjen e mukozës së hundës,
- skuqjen e syve dhe ënjtjen e kapakëve të syrit,
- ndjesinë e djegies së syve,
- rritjen e lotimit nga sytë,
- ngritjen e temperaturës trupore,
- dhimbjen e kokës dhe dhimbje të tjera,
- dhimbjen e fytit dhe ndjesinë e sikletit, gërvishtjes dhe djegies së fytit,
Rhinostop® gjithashtu përmirëson gjumin dhe cilësinë e të fjeturit dhe kontribuon në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të pacientit.
Rhinostop® është një medikament me shumë komponente i hartuar me kujdes, me qëllimin kryesor përmirësimin e shpejtë dhe efikas të gjëndjes shëndetësore të pacientit dhe kthimin e tij sa më shpejt në funksion normal për të kryer aktivitetet e përditshme.
Ne studimin klinik te kryer, Rhinostop® ka treguar të ketë një efikasitet më të lartë dhe veprim në spektër më të gjërë të simptomave në krahasim me preparatet monokomponente (psh. paracetamol 500 mg).
Në studimin e kryer në lidhje me largimin e simptomave kryesore të ftohjes (temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fytyre, ënjtje qepallash, ndjeshmëri e fytyrës ndaj presionit dhe prekjes, zënie hundësh, rrjedhje hundësh, skuqje dhe ënjte të hundës) Rhinostop® veproi në të gjitha simptomat e testuara dhe tregoi efikasitet më të lartë në lidhje me të gjithë parametrat e analizuar
Sipas vlerësimit subjektiv të pacientëve dhe vlerësimit objektiv të mjekëve Rhinostop® është vlerësuar si një ndër ilaçet më të mira dhe më të pranueshme për të trajtuar ftohjen.
Rhinostop® – përbërja:
• 1 tabletë përmban: paracetamol 251,0 mg, pseudoefedrinë hidrokloride 61,20 mg, klorfenaminë maleati 2,54 mg
Rhinostop® përmban:
- paracetamol – analgetik dhe antipiretik që ul temperaturën e lartë të trupit, largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyqeve
- pseudoefedrin – dekongjestiv që zvogëlon ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes, përmirëson kalueshmërin në traktin respirator, zvogëlon sekrecionet e tepruara në sinuset e hundës, lehtëson frymëmarrjen
- klorfenamin – antihistaminik i cili zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe presionin në sinuse, zvogëlon fishkëllimat e hundës, zvogëlon lotimin dhe kollën indirekte, veçanërisht gjatë natës, sepse lehtëson gjumin dhe përmirëson cilësinë e gjumit.
Rhinostop® në dozat e rekomanduara tolerohet mirë, dhe efektet anësore janë të rralla, të lehta dhe me intensitet mesatar.
Kur merrni Rhinostop®, mos përdorni ilaçe të tjera që përmbajnë paracetamol ose medikamente për zvoglimin e simptomave të bllokimit të hundës.
Për më shumë informacion mbi efektet anësore, paralajmërimet ose kundërindikacionet në marrjen e ilaçit, lexoni përmbajtjen në faqen e „Udhëzimeve për pacientët“.