RILASTIL SUN SYSTEM KREM SPF30 50ML
Krem me konsistencë të lehtë e rekomanduar për të gjitha tipet e lëkurës e kryesisht për ato të ndjeshme ndaj diellit, normale në të thatë. Garanton mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVB-UVA duke parandaluar djegiet, njollat dhe eritemat solare. Në sajë të formulimit parandalon plakjen qelizore, hidraton lëkurën dhe parandalon skuqje të lehta në rastet e lëkurës së ndjeshme. Rezistent ndaj ujit, pa alergjenë, testuar klinikisht e dermatologjikisht si dhe testuar ndaj nikel, paladium, kobalt, krom e mërkur.
Përbërësit:
- Pro ADN Kompleks me ekstrakte bimore të cilat mbrojnë ADN-në qelizore nga stresi oksidativ
- MBBT ed Escalol S, filtra solar të gjeneratës së fundit
- Pa paraben, pa konservues
Përdorimi:
Aplikoni produktin të paktën 30 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikoni vazhdimisht në rast ekspozimi të zgjatur dhe pas larjes