RILASTIL XEROLACT[E] 18% *100ML
Formulim i përshtatshëm për personat që kanë lëkurë të thatë. Pakëson trashjen e lëkurës dhe i kthen asaj elasticitetin e humbur. Laktati i natriumit, që është dhe përbërësi kryesor i këtij formulimi, hollon lëkurën dhe kundërshton dukurinë e hiperkeratozës. DNA e natriumit, gjithashtu pjesë e këtij formulimi ka aftësinë që të kalojë nëpërmjet membranës qelizore duke dhënë jo vetëm një efekt të jashtëm por dhe një efekt në brëndësi. Ajo stimulon rigjenerimin qelizor, i rikthen lëkurës shkëlqimin e humbur, parandalon efektet negative të radikaleve të lira dhe ushqen lëkuren. Vitamina E dhe glicerina zbusin lëkurën dhe i kthejnë asaj ndjesinë e konfortit. I testuar klinikisht, mikrobiologjikisht dhe dermatologjikisht. I testuar për nikel, mërkur, kobalt, paladium dhe krom. Hipoalergjik. Pa parabene dhe derivate të grurit.
Mënyra e përdorimit: Aplikohet 1-2 herë në ditët në zonat problematike. Rekomandohet të përdoret pas dushit dhe për një periudhë të paktën rreth 30 ditë.