SOLGAR VITAMIN D3 2500UI/0.5ML *59ML
Vitet e fundit është venë re një rritje e numrit të personave të cilët kanë mungesë të vitaminës D në organizëm. Për këtë arsye Solgar iu ofron një suplement në formë solucioni oral, lehtësisht i absorbueshëm nga organizmi. Solucioni ka shije portokalli dhe është zgjedhja e duhur për personat që kanë vështirësi në konsumimin e tabletave dhe kapsulave. Marrja e suplementeve me vitaminë D rekomandohet kryesisht gjatë muajve të dimrit. Vitamina D njihet për kontributin e saj në:
- përthithjen normale të kalçiumit dhe fosforit;
- ruajtjen e niveleve normale të kalçiumit në gjak;
- funksionimin normal të muskujve;
- mirëmbajtjen e kockave;
- forcimin e sistemit imunitar;
- pasjen e dhëmbëve të shëndetshëm;
- proçesin e ndarjes qelizore.
I përshtatur me dietën Kosher. I përshtatshëm për vegjetarianë. Pa gluten. Pa produkte të bulmetit. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të merren 0.5ml-1ml një ose dy herë në ditë, bashkë me ushqimin, ose siç këshillohet nga mjeku. Mos tejkaloni dozat e lejuara ditore.