Hiperpigmentimet formohen si rezultat i përqëndrimit më të lartë të melaninës në zona të caktuara të lëkurës. Këto njolla mund shfaqen në zonat më të ekspozuara nga dielli si:
- Fytyra
- Shpatulla dhe dekolte
- Duar
Këto njolla shfaqen si rezultat i reagimit të lëkurës ndaj rrezatimit diellor, nëpërmjet rritjes së prodhimit të melaninës në mënyrë jo uniforme.
Cilat janë shkaqet e formimit të njollave nga dielli
Nuk është një fenomen i lidhur me gjininë e individit. Kjo problematikë shfaqet në mënyrë të njëjtë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Incidenca është më e lartë tek personat mbi 60 vjeç por nuk perjashtohen dhe personat me moshë më të re se 40 vjeç.
Shkaku kryesor është ekspozimi në diell:
- Për orë të gjata
- Në orare jo të përshtatshme
Hiperpigmentimet formohen si rezultat i përqëndrimit më të lartë të melaninës në zona të caktuara të lëkurës. Këto njolla mund shfaqen në zonat më të ekspozuara nga dielli si:
• Fytyra
• Shpatulla dhe dekolte
• Duar
Këto njolla shfaqen si rezultat i reagimit të lëkurës ndaj rrezatimit diellor, nëpërmjet rritjes së prodhimit të melaninës në mënyrë jo uniforme.
Cilat janë shkaqet e formimit të njollave nga dielli
Nuk është një fenomen i lidhur me gjininë e individit. Kjo problematikë shfaqet në mënyrë të njëjtë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Incidenca është më e lartë tek personat mbi 60 vjeç por nuk perjashtohen dhe personat me moshë më të re se 40 vjeç.
Shkaku kryesor është ekspozimi në diell:
• Për orë të gjata
• Në orare jo të përshtatshme
Rrezet e diellit ndërhyjnë në melanogjenezë (procesi i formimit të melaninës). Melanina nis të pordhohet në nivele më të larta duke shkaktuar shfaqjen e njollave.
Ekzistojnë një shumëllojshmëri produktesh që trajtojnë hiperpigmentimet e lëkurës në varësi te shkakut të formimit.
Gjithsesi pavarësisht shkakut të formimit, gjitmonë sugjerojmë konsultimin paraprak me dermatologun.
Njolla të bardha ose të zeza: cili është ndryshimi?
Pavarësisht se njollat mund të kenë një variacion ngjyrash, dallohen njollat e bardha dhe ato të errëta.
1. Njollat e bardha shfaqen si rezultat i hipopigmentimit (prodhim i ulët i melaninës) dhe mund të shkaktohen nga:
• Infkeksionet mykotike: që vendosen si rezultat i djerësitjes dhe lagështisë së shtuar në lëkurë gjatë stinës së verës.
• Hipomelanoza: si rezultat i pakësimit të prodhimit të melaninës në lëkurë.
2. Njollat e errëta shfaqen si rezultat i hiperpigmentimit (prodhim i lartë i melaninës) dhe mund të shkaktohen nga:
• Përdorimi i integratorëve ose medikamenteve foto-sensibilizuese.
• Ekspozimi në diell në rastet kur lëkura mund të jetë e inflamuar (pas procedurave depiluese).
• Ndryshime hormonale: psh gjatë shtatzanisë, menopauzës ose nëse përdoren kontraceptivë oralë.
Si mund të trajtohen?
Natyrisht nuk ekziston vetëm një trajtim unik.
Sigurisht mund të ndihmojë limitimi I ekspozimit në diell dhe përdorimi I kremrave me faktor mbrojtës të lartë. Në rastet e njollave të shkaktuara nga infeksione mykotike mund të përdoret një medikament antimykotik i përshkruar nga mjeku dermatolog.
Metodat kryesore të trajtimit janë si më poshtë:
1. LASERTERAPI – ku nëpërmjet llojeve të ndryshme të lazerave veprohet direct në njollë.
2. KRIOTERAPIA –azoti i lëngshëm, në kontakt me lëkurën eliminon njollat nëpërmjet djegies në të ftohtë.
3. Kremrat për trajtimin e njollave që gjenden kryesisht në farmaci dhe shfaqin rezultate shumë pozitive.
4. MIKRODERMOABRAZION – bën largim mekanik të shtresave sipërfaqësore të lëkurës.
5. PEELING – trajtim dermokozmetik ku aplikohen agjentë kimikë me qëllim largimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës.
Metodat natyrale
Parandalimi është forma më e mirë e trajtimit dhe e përkujdesjes për lëkurën. Nuk duhet të mungojë asnjë ditë aplikimi i kremit me filtër mbrojtës. Në stinën e verës patjetër duhet aplikuar mbrojtje me SPF50, ndërsa gjatë periudhës tjetër të vitit mund të aplikohet mbrojtja SPF30.
Duhet të mbajmë parasysh dhe këshillat e mëposhtme për parandalimin e formimit:
- Duhet të konsumohet shumë ujë për të mbajtur lëkurën e hidratuar si dhe të konsumohen fruta dhe perime të pasura me antioksidantë.
- Duhet të evitohet ekspozimi në orët më të nxehta ose pa vendosur kremin mbrojtës.
- Nuk duhet të aplikojmë parfumë në lëkurë para ekspozimit në diell sepse disa përbërës të tyre mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimeve UV.
Nëse njollat janë formuar, duhet të shmangen trajtimet e bëra në shtëpi pa konsultë mjekësore.
Kremrat për njollat: çfarë duhet të përmbajë?
Nëse njollat në fytyrë janë formuar, përveç trajtimeve dermatologjike të përmendura më lartë mund të përdoren:
• Integratorë me veprim fotoprotektiv të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet e diellit dhe shfaqin një efekt antioksidant në organizëm
• Kremrat me veprim depigmentues të cilat mbrojnë lëkurën dhe zbardhin njollat duke penguar dhe riformimin e tyre.
Nëse duam thjeshtë parandalimin e formimit të njollave duhet të kemi parasysh këta faktorë në zgjedhjen e kremit të diellit me faktor mbrojtës:
• Faktor i lartë mbrojtes: për fytyrën gjithmonë këshillohet SPF 50+
• Hidratim
• Depigmentim
• Pa parabene dhe parfum
• Teksturë e lehtë
Më poshtë ju sugjerojmë disa nga produktet që mund të gjeni në www.farmatech.al

LA ROCHE POSAY EFFACLAR GEL 400ML
DAYGIN INTIMO SOL IG INT 150ML
AVENE EAU THERMALE SPR NP150ML 


