SHËNDETI I FEMRËS

Menopauza
Menopauza është një proces fiziologjik në jetën e një femre, i cili karakterizohet nga ndalimi spontan i ciklit mestrual.  Rënie e hormoneve femërore Estrogjen dhe Progesteron. Si pasojë një rritje e gonadrotopinës, për të rikthyer situatën hormonale të pre-menopauzës. Këto ndryshime hormonale reduktojne trofizmin tisutal i cili shkakton atrofinë urovaginale.
Këto organe janë më të ndjeshmet ndaj traumës dhe infeksioneve të traktit urinar *urinary tract infections (UTI)

UTIs
Infeksionet e traktit urinar janë ndër infeksionet më të shpeshta dhe prekin mbi 50% të femrave gjatë jetës së tyre. Pothuajse gjysma e tyre përjetojnë ripërsëritje cdo 6/12 muaj dhe patogjeni shkaktar është Escherichia coli në 75–90% të rasteve. Menopauza rrit predispozitën ndaj ripërsëritjes së këtyre infeksioneve (rUTI, recurrent UTI), duke ditur se normalisht nivelet më të ulëta të estrogjenit shkaktojnë ndryshime në epiteliumin urogjenital dhe si pasojë edhe të mikrobiomës. Urobioma, e cila është zbuluar së fundmi, është bërë e ditur që ka përbërje të ndryshme si në fshikzën e shëndetshme dhe atë jo të shëndetshme duke përfshirë dhe rolin në patologjinë rUTI, gjithashtu mund të kthehet në target terapeutik për parandalimin dhe trajtimin e rUTI. 

Probabiliteti që femrat në post-menopauzë të zhvillojnë shpesh UTI  
Ndërkohë që vetëm 15% e femrave në të 60 zhvillojnë UTI, ky probabilitet rritet në 20% për femrat në moshën >65 vjec. Përafërsisht 25% deri 50% e femrave në moshën >80 vjec shfaqin prezencë bakteriale në një test kontrolli standart të urinës
 
CILËT JANË FAKTORËT E RISKUT PËR rUTIs?
– Ndryshimet trofike të mukozës urotheliale
– Kthimi i urinës
 Faktorë këto të cilët promovojnë qëndrimin e baktereve në traktin urinar të poshtëm të cilët i kthejnë këto persona në të predispozuar ndaj UTI.
 
ROLI I Lattobacillus 
Lactobacillet fermentojnë glikogjenin dhe krijojnë acidin laktitk, i cili ruan pH vaginal në vlerat  3.8 deri 4.3, duke inhibuar bakteret e tjera. Ruajnë dhe mirëmbajnë mikrobiomën, parandalojnë aderencën e patogjenëve urogjentialë në epiteliumin vaginal.
Pre-menopauza                                                           
Flora vaginale në pre menopauzë njihet e kolonizuar nga speciet Lactobacillus, të cilat varen nga glikogjeni i prodhuar në qelizat epiteliale vaginale
Post-menopauza
Nivelet post menopauzë të estrogjenit, cojnë në prodhim më të pakët të glikogjenit nga qelizat epiteliale dhe si pasojë më pak Lactobacille, prodhim të acidit laktik dhe pH të lartë duke e bërë ambjentin vaginal më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe patogjeneve. 
Përqasja ndaj trajtimit të Infeksionit të traktit urinar të perseritur rUTI:
Strategjia më komune kundër UTI/se janë kura të përsëritura antibiotikesh, duke rritur dozat dhe kohëzgjatjen si pasojë e ripërsëritjes së episodeve të UTI.
Përdorimi i shpeshtë dhe i zgjatur i antibiotikëve shkakton rezistencë bakteriale dhe gjithashtu luftojnë bakteret e mira duke ndikuar në mikrobiotë [5]
Një dietë e variueshme dhe e balancuar janë thelbësore për mirembajtjen e shëndetit të traktit urinar: Suplementet ofrojnë një mundësi për përmirësimin e simptomave gjatë një infeksioni urinar dhe për të ulur mundësitë e një ripërsëritje e si pasojë një cilësi jete më të mirë. [6]
 
ROLI KRYESOR I PARANDALIMIT
Këshilla dietike 
Reduktoni marjen e :
– Acideve yndyrore të ngopura
– Ushqimeve të skuqura
– Sheqernave të përpunuar
– Ëmbëlsirave dhe pijeve me sheqer
– Kafeinës dhe pijeve alkolike
 
Jepni prioritet konsumit të :
– Ushqimeve të pasura me fibra.
Alternoni bukën me oriz, pasta, grurë dhe integroni bishtajoret.
– Burimit natyral të phytoestrogjeneve si soya, bishtajoret dhe farat e linit
Shtesa ushqimore ose Integratorë
Lactoflorene® Cist përmban baktere acidi Lactic, Cranberry dhe D-mannose,
Është integrator i përshtatshëm për të promovuar eubiozën intestinale dhe funksionimin e mirë të  traktit urinar.
Lactoflorene® Cist
LACTOBACILLUS PARACASEI LC11
Ky probiotik me këto shtame Lactobacillus është selektiv për veprimin antimikrobik kundër mikroorganizmave patogjenë: në vecanti, si shtame që kanë target infeksionet e traktit urinar, u përdor mikroorganizmi gram-negativ Escherichia coli ATCC 25922 , duke treguar veprim inhibues në testet me pika në agar.
Aftësia për ti mbijetuar pH acid te stomakut, toleranca ndaj kriprave biliare dhe siguria që jep ishin pjesë e studimeve in vitro duke dhënë rezultate pozitive. [8]
Lactoflorene® Cist
Cranberry
Fruti amerikan cranberry (Vaccinium Macrocarpon), është i njohur për kontributin e dobishëm në mirëfunksionimin e traktit urinar. [9] Historikisht, Cranberry lidhet me parandalimin e UTIs [10].
Sudime të fundit ja kanë atribuar këtë veprim një grupi specifik: proanthocyanidins (PACs). Në vecanti, një grup i vecantë proanthocyanidinash u izoluan nga Cranberry me A-type link (PAC-A) me veti të forta antibakteriale dhe veprim anti aderence bakteriale. [11]
PACs, duke ndërvepruar drejtperdrejtë me  P-type fimbriae në shtamet patogjenike të E.coli, parandalojnë që fimbriae të aderojë në mukozën e fshikzës uriare. [12]
Kjo con në adezionin e reduktuar dhe kolonizimin e E.coli, si rrjedhojë limitimin e zhvillimit të infeksionit.
Lactoflorene® Cist
D-mannose ekstraktuar nga  druri Birch  në mënyrë natyrale
D-mannose është një sheqer i thjeshtë me një peshë molekulare të ulët i cili luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e trupit të njeriut.
Kur meret në formë orale D-mannozë përthitet pak nga qelizat e trupit dhe pjesa më e madhe eliminohet me fece dhe urinë [13]
Është vënë re që si procesi i adezionit bakterial tek uroteliumi edhe trans emigrimi i patogjenit  nga intestini tek fshikëza janë procese kyce në formimin e infeksioneve. In vitro studimet kanë treguar që forma e lirë e molekulave të D-mannose në fshikëz ka një afinitet të lartë për  shtamin type-1 fimbriae e E.coli dhe parandalon adezionin e tij në qelizat uro-epithelie.
Bakteret e bllokuara në urinë më pas eliminohen me urinimin. Më tej është treguar që D-mannose lidhet në mënyrë selektive me shtamin type-1 fimbriae, përgjegjës për transferimin ,dhe bën ndalimin e kalimit të E.coli nga intestini në fshikëz. [14]
 
Fontet e artikullit:[1][Cano A, Marshall S, Zolfaroli I, et al. The Mediterranean diet and menopausal health: An EMAS position statement. Maturitas2020;139:90-97]
[2] [The etiology and management of recurrent urinary tract infections in postmenopausal women C. Jung &L. Brubaker, 2018]
Re-adaptation of the graph of the study of [3] Alperin M, et al. 201
[4] [Urinary tract infections in the different stages of woman’s life: annotated clinical cases, Murina F. Vicariotto F, 2020]
[7] [BDA, The Association of UK dieticians,https://www.bda.uk.com/resource/menopause-diet.html]
[8] [PREVENTION OF RECURRENT URINARY TRACT INFECTIONS: EFFICACY OF A FORMULATION CONTAINING THE SELECTED LACTOBACILLUS PARACASEI LC11, CRANBERRY AND D-MANNOSE. F. Murina et. al, 2019]
[9] [Howell AB, Bioactive compounds in cranberries and their role in prevention of urinary tract infections. Mol Nutr Food Res. 2007 Jun;51(6):732-7]
[10] [Stothers L, A randomized trial to evaluate effectiveness and cost effectiveness of naturopathic cranberry products as prophylaxis against urinary tract infection in women, Can J Urol. 2002 Jun;9(3):1558-62]
[12]Camesano TA et al., Cranberry prevents the adhesion of bacteria: overview of relevant health benefits. Food Industry Hi Tech 2007; 18:24-27
 
 
-20%
Original price was: 2,700.00 L.Current price is: 2,160.00 L.