PHYTOKERATINE SHAMPO 200ML
Shampoja Phytokeratine është pa sulfate, pastron me delikatesë dhe respekton flokët. Lënda e brëndshme e fibrës së flokut ristrukturohet dhe flokët bëhen më rezistentë, të butë e të mëndafshtë.
Shampo riparuese për flokë të demtuar që këputen.
Përbërës aktiv:
- Aminoacidet me origjinë vegjetale (keratina vegjetale) dhe acidi hialuronik, të injektuar në thellësi të flokut, rindërtojnë arkitekturën e brëndshme të fibrës së flokut për ti rikthyer rezistencën dhe shkëlqimin. Acidi hialuronik mbart ujin deri në qendër të flokut për të siguruar një përqindje hidratimi optimale.
- Ceramidet me origjinë nga krundja e orizit lëmojnë thekët e flokut dhe riparojnë dëmtimet e fibrës së flokut.
- Ekstrakti i shegës kundër radikaleve të lira mbron flokët nga agresionet e jashtme
Mënyra e përdorimit:
Aplikojeni shampon në flokë të lagur. Masazhojeni me delikatesë. Shplajeni me ujë të bollshëm.
Për flokë më rezistentë, të butë dhe të mëndafshtë, përdorni një trajtim riparues pas shampos.