RILASTIL HYDROTENSEUR KREM PER ZONEN RRETH SYVE 15ML
Strukturat mbështetëse të lëkurës si si fibrat elastike dhe tufat e kolagjenit dobësohen si pasojë e plakjes natyrale e nuk kundërbalancojnë efektin e forcës së gravitetit (shfaqen rrudhat gravitacionale), kryesisht rreth të 40-ve. Krem specifik për trajtimin antirrudhë, qeseve dhe rrathëve të zinj për zonën periokulare (rreth syve) duke parandaluar shenjat që shfaqen gjatë kohës në këtë zonë delikate. Lëkura shfaqet e re dhe rifiton elasticitet. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. I testuar dermatologjikisht mikrobiologjikisht e oftalmologjikisht si dhe i testuar ndaj nikel, kobalt, krom, paladium e mërkur.
Përbërës kryesor:
- Kompleks Eye Care parandalon qeset dhe rrathët e zinj të syve
- Acid Hialuronik, Ceramide, Vitamin A dhe F minimizon rrudhat e mimikës në zonën periokulare, tonifikon dhe riparon
- Vitamin E me veprim anti-oksidues ndaj radikaleve të lira
- Calmosensine me efekt relaksues
- Pa paraben, pa parfum, jo komedogjenik
Përdorimi:
Aplikoni në mëngjes e në mbrëmje në zonën rreth syve pas pastrimit të kujdesshëm të saj. Masazhoni lehtësisht zonën rreth konturit të syve deri në përthithje të plotë. Mos aplikoni mbi qepallën e lëvizshme.