OLIVOS ZEYTEEN SPA SEAWEED SOAP *100GR
Sapuni “SPA Seaweed Minerals” me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër është produkti më delikat për kujdesin ndaj trupit, fytyrës dhe flokëve tuaj. Duke larguar pluhurin dhe papastërtitë, ky sapun i pasur me minerale rikthen ekuilibrin natyral të lëkurës. Algat e detit kanë elementë natyralë në formën e vitaminave A, B, C dhe E, si dhe minerale si magnezi, kalciumi dhe shumë të tjerë që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës dhe luftojnë celulitin. Ndërthurja e ekstrakteve natyrale të algave të detit dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër ofron minerale purifikuese dhe kundër plakjes për lëkurën.