Suplement ushqimor me dozë të lartë të Vitaminës D3, e cila është një vitaminë e tretshme në yndyrë që mund të formohet në trup kur lëkura ekspozohet në diell. Megjithatë, faktorë të tillë si ekspozimi i kufizuar në diell, ngjyra e lëkurës, mungesa e ushqimeve të pasura me vitaminë D dhe stile të caktuara jetese mund të reduktojnë rezervat e Vitaminës D në trup me kalimin e kohës. Mungesa e Vitaminës D mund të shkaktojë simptoma si lodhje, dobësi muskulore, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit.
Për këtë arsye, suplementimi me Vitaminë D3 së bashku me një dietë të shëndetshme mund të ndihmojë në mbështetjen e funksioneve të shumta të trupit, përfshirë thithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit ,të rëndësishme për mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve , si dhe funksionimin normal të sistemit imunitar dhe muskujve.
Karakteristikat:
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar
- Ndihmon në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të fortë
- Ndihmon në funksionimin normal të muskujve
- Ndihmon në thithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit
- Merr pjesë në procesin e ndarjes së qelizave.







Tab-300x300.jpg)

