KËSHILLA DHE MËNYRA PËR TRAJTIMIN E AFTEVE

Shumë prej jush e kanë të vështirë të dallojnë një afte por është fare e thjeshtë. Ju ka ndodhur me siguri të ndjeni një dhimbje në gojë ndërsa po konsumoni ushqim dhe me një shikim në pasqyrë keni vënë re një pjesë të vogël të ngritur në formë rrethore dhe të skuqur e cila po ta prekësh të dhëmb. Këto janë aftet të cilat quhen ndryshe edhe ulcera, dhe janë lëndime të mukozës së gojës në formë të kuqe rrotull dhe me një pjesë të bardhë në qëndër të cilat shfaqen në faqe, qellzë apo gjuhë.
Mund të manifestohen si një ulceracion i vetëm ose disa te shpërndara nëpër gojë të cilat në këtë rast marin emrin stomatite aftoze. Aftet zakonisht shfaqen në periudha stresi, kur nuk flini mjaftueshëm, kur nuk repsektoni oraret e konsumimit të vakteve në mënyrë të rregullt. Jo rastesisht pra shfaqen në mënyrë më të shpeshtë tek adoleshentët. Aftet nuk janë infektive as ngjitëse, ndjekin një rrjedhë të vetën të shërimit e cila zgjat 10-15 ditë. Gjthsesi karakterizohen nga një dhimbje intense, veshtirësi në përtypje, dhe lehtësimi i kësaj dhimbje është i domosdoshëm.

Këshilla për trajtimin e afteve
Nuk ekziston një kurim i mirëfillte për këto lëndime në mukozë. Si këshille thelbësore nëse ky ulceracion nuk shërohet brënda 15 ditëve duhet të drejtoheni tek mjeku. Këshilla të mëtejshme për të mos lënduar aften apo për të mos e perkeqësuar janë:
Mos konsumoni ushqime të kripura, piper, spec djegës.
Mos konsumoni ushqime acide si limon, agrume apo uthull
Të evitohen metodat tradicionale si gargaret me uje e kripë apo limon mbi plagë.
Gjithashtu meqënese një nga shkaqet kryesore është stresi këshilloht yoga ose aktiviteti fizik.
Duke qënë që nuk janë infeksione as virale as bakteriale aftet nuk trajtohen me antibiotik apo antiviralë.
Për të lehtësuar shqetësimin mund t´ju keshillojmë produktet e mëposhtme:

-20%
Original price was: 1,200.00 L.Current price is: 960.00 L.
-20%
Original price was: 1,200.00 L.Current price is: 960.00 L.
-20%
Original price was: 1,000.00 L.Current price is: 800.00 L.