Caladerm Cream lufton në mënyrë efikase shkaqet kryesore të akneve:
- Seborrhea
- Hiperkeratoz
- Inflamacion
Përbërja:
- Acidi Azelaik 15% – Ka funksionin e një trajtuesi efektiv për inflamacione të lehta dhe të agravuara të akneve. Ka veprim antibiotik dhe keratolitik dhe reagon në mënyrë efikase ndaj sebumit.
- Acidi Salicilik 1.5% – Ka efekt të fortë keratolitik, ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe ka efekt antiseptik.
- Alantoina: Qetëson irritimet dhe përshpejton krijimin e qelizave të reja. Në këtë mënyrë, ndihmon në kurimin e plagëve të shkaktuara nga aknet dhe ndihmon në procesin e rigjenerimit të lëkurës.
- Microsilver 0.1% – Element i një gjenerate të re antimikrobike me veprim antiinflamator dhe qetësues.
- Acticox 500 3% – Një gjeneratë e re e Oksidit të Zinkut me efekt antimikrobik qetësues dhe tre herë më efikas se oksidi i zinkut klasik. Ka aftesinë që të qetësojë irritimet dhe skuqjen e lëkurës brenda një afati kohor të shkurtër. Gjithashtu ka efektin natyral si krem kundra diellit (kundër rrezeve UVA/UVB )
- Bisabololi – Redukton inflamacionin dhe skuqjen dhe ndjesinë e djegies.
- Pentavitin 4% – Faktor hidratues i gjeneratës së dytë. Ruan hidratimin nga mëngjesi deri në darkë. Hidratim deri në brendësi të qelizës (hidratim qelizor). E le fytyrën mat, jo të yndyrshme.
- Glycerin
- Unisooth
- Vitamin E
- Panthenol
Mënyra e përdorimit
Caladerm krem përdoret si terapi për akne të agravuara dhe jo të agravuara duke u aplikuar në mëngjes dhe në mbrëmje. Struktura e tij jo-yndyrore dhe mat e bën ideale për përdorim të përditshëm për lëkurë të yndyrshme dhe mikse. Ideale për përdorim si krem kundra diellit. Mund të përdoret në kombinim me trajtime të tjera të lëkurës. Gjatë periudhes së verës me diell intensiv, Caladerm krem rekomandohet të përdoret në mëngjes, përpara se të aplikohet kremi kundra diellit në mënyrë që të arrihet mbrojtje më e mirë për lëkurën.