Acidi alfa-lipoik (ALA) ka një veprim të dyfishtë antioksidues si në membranën qelizore ashtu edhe në mitokondriale, ka veti hidro- dhe lipofilike dhe një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e antioksidantëve të tjerë: vitaminave C, E dhe glutathione.
Ekstrakti i embrionit të grurit është një përbërës natyral i pasur me vitamina B1, B2, B6 dhe B12, acid pantotenik, biotinë, magnez dhe vitaminë E. Vitaminat B dhe magnezi ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit nervor. Acidi pantotenik kontribuon në performancën normale mendore dhe redukton lodhjen dhe rraskapitjen. Riboflavina dhe vitamina E ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Koenzima Q10 është një antioksidant që neutralizon radikalet e lira të oksigjenit dhe mbron membranën qelizore.
Përshkrim i produktit
Tabletat e veshura me film CEREBINOX® Forte janë një suplement ushqimor me një përbërje komplekse substancash bioaktive që ndihmon në ngadalësimin e proceseve degjenerative dhe të plakjes së parakohshme të trupit duke neutralizuar radikalet e lira. Ndihmon personat me rezistencë të ulët ndaj stresit, të moshuarit me probleme përqendrimi.
CEREBINOX® Tableta përmbajnë:
Acidi alfa-lipoik 600 mg
Ekstrakti i embrionit të grurit 100 mg
Koenzima Q10 10 mg
Udhëzime për përdorim
Doza e rekomanduar për të rriturit: 1 tabletë e veshur me film në ditë.
Tabletat e veshura me film duhet të gëlltiten të tëra me një sasi të mjaftueshme uji.