CURASEPT AFTE RAPID COLL DNA *125ML
Aftet janë një nga tipet më të zakonshme të lezioneve të mukozës orale. Në formimin e tyre ndikojnë disa faktorë si: stresi, lodhja e tepërt mendore dhe fizike, disa alergji dhe mungesa e disa vitaminave.
Linja CURASEPT AFTE RAPID është e indikur në rastet:
- e afteve, stomatiteve aftoze ose afteve difuze
- e lezioneve te shkaktuara nga aparatet ortodontike,protezat,ndërhyrjet kirurgjikale
- e infeksioneve virale, mykotike ose bakteriale
- e patologjive kronike të lidhura me ulje të imunitetit
Përmbajtja:
- Kompleksi DNA/RNA – ndihmon në rigjenerimin qelizor në zonën ku është vendosur afte
- Acid Hialuronik – redukton inflamacionin në zonë dhe ndihmon rigjenerimin qelizor
Shpëlaresi ndihmon në rastet kur aftet janë jo të lokalizuara dhe të shpërndara në mukozën e gojës. Ndihmon në rigjenerimin u mukozave. Indikohet në aftet nga infeksione virale, mykotike ose bakteriale, patologji kronik të shoqëruara me ulje imuniteti.
Mënyra e përdorimit:
Duhet të tundet para përdorimit.
Përdoren 10 ml 2 herë në ditë për 1 javë. Bëhet gargarë për 1 minutë dhe nuk shpëlahet. Nuk duhet të konsumohet ushqim ose pije deri në 1 orë pas aplikimit.