DR BRUX BITE SUPERIOR NIGHT BLUE
Aparati i bruksizmit DR. BRUX® indikohet për të mbrojtur dhëmbët nga shtrëmgimi i nofullave gjatë natës. Ky aparat përshtatet me dhëmbët e nofullës së sipërme.
Ka formë anatomike të ndërtuar nga material i termo-modelueshëm, që përshtatet lehtësisht brenda 5 minutave me harkun e dhëmbëve.
Aparati është i ndërtuar nga material termo-plastik biokompatibël me 2 fortësi të ndryshme:
- Baza më e trashë, më e fortë dhe rezistente për të qënë më e qëndrueshme në kohë.
- Muret anësore më të holla dhe të buta për të lejuar përshtatjen tek dhëmbët sipas çdo individi
Ky lloj materiali bën që të jetë shumë komod në përdorim dhe nuk lejon lëvizjen e apratit gjatë gjumit. Nuk është irritues dhe nuk shkakton acarim të mukozës orale gjatë natës.
PËRDORIMI:
Përshtatja duhet të bëhet me dhëmbët e sipërm.
- Shkopi i hollë vendoset tek aprati.
- Në një enë, ngrohni deri në vlim 500ml ujë. Hiqeni enën nga ngrohja. Vendosni aparatin në ujin e valuar për 6 sekonda. Nxirreni nga uji dhe largojmë ujin e tepërt.
- Hapni ngadalë me duar muret e aparatit për të lehtësuar vendosjen tek dhëmbët.
- Vendosni aparatin në harkun e sipërm të dhëmbëve duke mbyllur gojën por pa i shtrënguar shumë dhëmbët. Me buzët e mbyllura, thithni ajrin duke kontraktuar dhe faqet për të paktën një minutë, në mënyrë që të eliminoni ajrin brenda gojës. Duke vepruar kështu, do të krijohet vakum dhe muret e aparatit do të ngjiten në mënyrë përfekte në sipërfaqen e jashtme dhe të brendshme të dhëmbëve.
- Pas një minute hiqeni aparatin nga goja dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë për rreth 2 minuta. Tashmë aparati është gati për përdorim i përshtatur me formën tuaj të gojës.