Seti ekskluziv nga Germaine de Capuccini vjen në një çantë moderne me stil animal print, që reflekton elegancë dhe trendet më të fundit të sezonit. Me dizajn veror në nuanca të ngrohta dhe motive të gjalla, kjo çantë është jo vetëm praktike dhe rezistente, por edhe një aksesor chic që të shoqëron në çdo udhëtim apo ditë plazhi. Brenda saj gjenden dy produkte esenciale për mbrojtjen dhe kujdesin e avancuar të lëkurës: Fluid SPF50 për lëkurë normale-mix, që mbron nga plakja, njollat dhe ndotja duke rigjallëruar lëkurën, si dhe Stick mbrojtës SPF50, ideal për zonat delikate dhe perfekt për aplikim të shpejtë në çdo moment, edhe mbi make-up. Një kombinim perfekt i stilit dhe performancës për një lëkurë të mbrojtur dhe rrezatuese çdo ditë.
1- Fluid SPF50 lekura normale-mix
Kujdesi i avancuar kundër plakjes, i krijuar për lëkurën që ka nevojë për mbrojtje më të fortë dhe më efektive kundër rrudhave, njollave të errëta dhe mbron lëkurën nga ndotja. Ky emulsion i avancuar mbron dhe riparon qelizat staminale, parandalon shfaqjen e njollave të errëta nga dielli dhe stimulon në mënyrë të sigurt procesin e nxirjes. Përdoret zakonisht në kozmetikë që synojnë mbrojtjen e integritetit të lëkurës, si dhe për trajtimin e lëkurës së irrituar ose të ndjeshme.
- Ngadalëson plakjen e lëkurës
- Qetëson skuqjen
- Rrit aftësinë natyrale të lëkurës për të riparuar veten.
- Energjizues dhe gjallërues
- Redukton ndjesitë e djegies
Mbrojtës ndaj dielli në trajtë stick. Transparent, jo i yndyrshëm dhe nuk lë ndjesinë e ngjitjes. Mbrojtje e lartë për zonat më të ndjeshme të fytyrës dhe trupit. I përshtatshëm për personat që kryejnë aktivitet fizik ose në rastet kur gjendemi përballë një rrezatimi solar shumë intensive.
I përshtatshëm për përdorim në zonat delikate si: hunda, rreth syve, rreth buzëve, rreth veshëve, apo zonat specifike si: tatoo-t, nishanet dhe njollat e errëta. Mundt ë aplikohet mbi make-up.
- Mbrojtje UVA dhe UVB
- Rezistent ndaj ujit
- I sigurtë për zonën rreth syve
- Pa fragrancë
- I testuar dermatologjikisht dhe në lëkura sensitive










