HYALFATE MOUSSE RIPARATORE CUTANEO 150ML
ZGJIDHJA QË MUNGONTE PËR PROBLEMIN E ÇIKATRIZIMIT
Formulë me bazë Acidi hialuronik, Argjendi koloidal dhe Sukralfati që falë
principeve aktive të tij kryen një veprim antiseptik dhe riparues të lëkurës duke favorizuar proçeset normale të riepitelizimit të lëkurës. Kjo është veçanërisht e dobishme pas trajtimeve dermatologjike, si krioterapia, diatermia dhe terapia me laser.
HYALFATE formon një film mbrojtës te djegiet, plagët dekupituese, deskuamimet dhe skuqjet nga pelenat.
Sukralfat: KUNDRA SKUQJEVE DHE AKTIVIZUES I FAKTORËVE TË RRITJES
Sukralfat, kripë alumini me bazë sakarozë oktasulfat, rrit biodisponibilitetin e faktorëve të rritjes: TGF alfa dhe beta:
stimulon rritjen epiteliale
PDGF BB: amplifikon tërheqjen e leukociteve
FGF: stimulon proliferimin dhe diferencimin qelizor
Acidi hialuronik: AKTIVIZUES I FIBROBLASTEVE DHE KOLAGJENIT
Glukozaminoglikani jo sulfurik, i cili ndërvepron me receptorin RHMM që aktivizon lëvizshmërinë dhe migrimin e shumë qelizave, në veçanti të fibroblasteve. Aktivizon receptorin CD44 të makrofagëve, duke
përcaktuar shprehjen e citokinave të ndryshme (TNF alfa, IL-1 beta) dhe të faktorëve të rritjes qelizore që janë në gjendje të promovojnë më tej shërimin e plagës.
Argjendi koloidal: ANTISEPTIK ME SPEKTËR TË GJERË VEPRIMI
Jone argjendi (Ag+) të vendosura në nanosfera.
Lidhet me receptorët e sipërfaqes së baktereve, majave dhe kërpudhave duke zhvilluar aktivitet antibakterial dhe antifungal.
Mënyra e përdorimi:
lani duart përpara përdorimit. Pastroni mirë lëkurën përpara aplikimit të produktit. Përhapni në pjesën e prekur një sasi HYALFATE në mënyrë uniforme. Në rast se është e nevojshme, përsërisni aplikimin disa herë në ditë. Produkti mund të përdoret për periudha të gjata kohore.