LIERAC DEMAQUILLANT CLEANSING MILK 200ML
Qumështi pastrues Lierac është i përbërë me ingredientë 97% me origjinë natyrale. Ky qumësht pastron lëkurën dhe largon mbjetjet e make-up nga fytyra dhe sytë duke i dhënë lëkurës menjëherë komfort. Kompleksi i prebiotikëve marinë ndihmon në ruajtjen dhe përforcimin e mikrobiomës natyrale të lëkurës.
Tekstura e lehtë qumështore jo e yndyrshme e lë lëkurën të butë dhe të ushqyer.
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave dhe ato sensitive.
Produkt vegan dhe i testuar dermatologjikisht.
Principet aktive:
Kompleks prebiotik me veprim përforcues dhe ushqyes për mikrobiomën natyrale të lëkurës:
- Ujë deti i pasur në minerale esenicale për mikrobiomën e lëkurës.
- Alga jeshile dhe kafe të pasura me sheqerna dhe aminoacide të cilat çlirojnë karbon dhe nitrogjen të nevojshme për ushqyerjen e mikrobiomës.
- Sheqerna që ndihmojnë në ruajtjen e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e mikrobiomës.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe darkë me anën e një diskete pambuku në gjithë lëkurën e fytyrës dhe në zonën e syve. Nuk shpëlahet.