LIERAC LIFT INTEGRAL REG REFILL NIGHT CR *50ML
Kremi i natës Lift Integral forcon strukturën e lëkurës duke vepruar në elementet esenciale si kolagjeni, elastina dhe acidi hialuronik, por ndikon gjithashtu dhe në glikoproteinat që lidhin këto struktura me njëra-tjetrën. Lëkura bëhet më elastike dhe përfiton një efekt lifting.
Teskturë e trashë kremoze e cila ushqen lëkurën në thellësi pa e lënë atë të yndyrshme.
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave.
Principet aktive:
Lëkura ka nevojë për kolagjen, elastinë, acid hialuronik dhe jo vetëm. Në këtë formulim të Lift Integral ndikohet dhe në strukturat lidhëse glikoproteinike, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së lëkurës.
- ARN e trëndafilit ndihmon në sintezën natyrale të kolagjenit dhe të glikoproteinës që e shoqëron atë, fibronektinën. Ky përbërës vjen nga lloji GRASSE i trëndafilit i rritur pa pesticide.
- Tulipani i zi stimulon sintezën natyrale të elastinës dhe të glikoproteinës që e shoqëron atë, fibrilinën. Ekstrakti ka origjinë 100% natyrale nga tulipanët e rritur në Hollandë.
- Acid Hialuronik i cili i jep një efekt fryrës dhe mbushës lëkurës dhe e ndihmon atë të ruajë hidratimin që i nevojitet.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në darkë në fytyrë dhe qafë.
Format refill për përdorim pas përfundimit të konfeksionit kryesor. Me qëllim mbrojtje mjedisi dhe ulje të përdorimit të plastikës dhe elementeve që shkaktojnë ndotje ambientale.