LIERAC LIFT INTEGRAL THE TIGHTENING SERUM *30ML
Serumi Lift Integral forcon strukturën e lëkurës duke vepruar në elementet esenciale si kolagjeni, elastina dhe acidi hialuronik, por ndikon gjithashtu dhe në glikoproteinat që lidhin këto struktura me njëra-tjetrën. I pasur me biopolimerë me efekt mbrojtës ndaj lëkurës.
Teksturë e lëhtë qumështore me efekt të menjëhershëm lifting.
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave.
Principet aktive:
Lëkura ka nevojë për kolagjen, elastinë, acid hialuronik dhe jo vetëm. Në këtë formulim të Lift Integral ndikohet dhe në strukturat lidhëse glikoproteinike, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së lëkurës.
- ARN e trëndafilit ndihmon në sintezën natyrale të kolagjenit dhe të glikoproteinës që e shoqëron atë, fibronektinën. Ky përbërës vjen nga lloji GRASSE i trëndafilit i rritur pa pesticide.
- Tulipani i zi stimulon sintezën natyrale të elastinës dhe të glikoproteinës që e shoqëron atë, fibrilinën. Ekstrakti ka origjinë 100% natyrale nga tulipanët e rritur në Hollandë.
- Acid Hialuronik i cili i jep një efekt fryrës dhe mbushës lëkurës dhe e ndihmon atë të ruajë hidratimin që i nevojitet.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe në darkë në fytyrë dhe qafë përpara përdorimit të kremit.