SET PRODUKTESH NOVEXPERT PER LEKURA MIX-TE YNDYRSHME
- NOVEXPERT CLEAR SKIN FOAMING GEL *150G
Xhel pastrues për lëkura normale-mix dhe të yndyrshme.
Jo vetëm pastrues por edhe trajtues i akneve dhe rregullues i prodhimit të yndyrës.
– Nuk është irritues
– Ka veti purifikuese
– Jep efekt mat në lëkurë por pa shkaktuar tharje
Ka në përmbajtje agjente shkumues shumë deliakte (arre kokolis dhe sheqer).
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në lëkurë të lagur, masazhohet dhe shpëlahet. Aplikohet në mëngjes dhe në darkë.
- NOVEXPERT PURIFYING FLUID *30ML
Fluid purifikues për lëkura normale dhe mix.
Targeton shkakun dhe pasojat e imperfeksioneve dhe akneve në lëkurë. Ofron veprim purifikues dhe anti-rrudhe.
Pengon veprimin e molekulës IGF-1 e vendosur në lëkurë e cila është përgjegjëse për shfaqjen e imperfeksioneve.
Mënyra e përodimit:
Aplikohet në të gjithë lëkurën e fytyrës dhe masazhohet. Aplikohet 1 ose 2 herë në ditë (mëngjes dhe darkë).
- NOVEXPERT THE TRIPLE BLACK MASK *70G (FALAS)
Maskë me veprim të trefishtë: matifikon, pastron dhe zbut lëkurën.
Me permbajte të kompleksit Trio-zink që ndihmon në luftimin e të gjitha llojeve të imperfeksioneve.
Përmban karbon të purifikuar dhe aktivizuar, argjilë të zezë matifikuese dhe pluhur zbutës vullkanesh.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në të gjithë fytyrën (lëkurat e yndyrshme) ose vetëm në zonën T (lëkurat mikse) në shtresë të trashë. Lihet për 10-15 minuta. Në momentin që ngjyra e maskes në fytyre bëhet nga gri e erret në ngjyrë gri të çelët, është koha të shpëlahet me ujë të ngrohtë duke masazhuar me kujdes.