- NOVEXPERT THE REPULP CREAM *40ML
Krem hidratant me acid hialuronik për lëkura të thata dhe normale-mix. Rezultati është një veprim mbushës i lëkurës.
Ka përqëndrim të lartë të Acidit Hialuronik me teksturë të lehtë.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në të gjithë fytyrën dhe qafën 2 herë në ditë në mëngjes dhe darkë.
- NOVEXPERT BOOSTER SERUM WITH HYAL.ACID *30ML
Serum booster me Acid hialuronik për lëkura të thata dhe normale-mix.
Acidi Hialuronik është substanca themelore për të ruajtur rininë e lëkurës. Ky serum ka veti shumë hidrautese, mbushëse dhe anti rrudhë.
Një histori suksesi shpesh nis nga një ide e vogël. Historia e Booster Serum me Hyaluronic Acid (HA) fillonn me një sygjerim te një prej mjekëve tonë këshillues dermatologë. Mbas cdo injeksioni me HA injection, ky mjek ruajti një sasi të vogël HA të cilën e aplikoi menjëhere në lëkurë. Kjo praktikë përmirësoi veprimin e injeksioneve.
-Përqëndrim shumë të lartë acidi hialuronik (480mg HA)
-4 lloje acidi hialuronik me pesha molekulare të ndryshme
-Ekstrakt me origjinë natyrale për të stimuluar sintezën e acidit hialuronik të lëkurës
Mënyra e përdorimit:
Aplikohen 2-3 pika në ditë në gjithë fytyrën dhe qafën. Mund të përdoret i vetëm ose përpara kremit të zakonshëm që përdorni.
Aplikohet në mëngjes dhe në darkë.
- NOVEXPERT LIP’UP *8ML
I jep volum buzëve, ushqen, zbut, hidraton dhe ka veti anti rrudhë.
100% me përbërës natyralë dhe organikë.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në buzë dhe mund ta pershtatësh në 2 variante:
-Opsioni 1 për efekt MAT: aplikohet Lip’Up lihet për 15 minuta dhe më pas aplikohet buzëkuqi sipër
-Opsioni 2 për efekt GLOSSY: aplikohet në fillim buzekuqi që perdorni zakonisht dhe më pas aplikohet direkt Lip’Up.
Mund të aplikohet disa herë gjatë ditës.
- NOVEXPERT MICELLAR WATER WITH HYAL.ACID format MINIMODEL 50ML
Ujë micelar me acid hialuronik. Formulë 100% natyrale dhe hipoalergjike.
Bën pastrimin e papastërtive të lëkurës, largon make-up nga fytyra, sytë dhe buzët.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet nëpërmjet një diskete pambuku. Përdoret 2 herë në ditë në mëngjes dhe në darkë.