OLIVOS HONEY & POLLEN SOAP *150GR
Sapuni “Honey Pollen” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta që ka. Ai e mban lëkurën të pastër dhe të shëndetshme. Një proteinë e prodhuar nga bletët i jep mjaltit vetitë kurative. Sapuni “Honey Pollen” ofron mbrojtje maksimale ndaj lëkurës, sepse mban larg bakteret e këqija dhe largon papastërtitë.
Përbërësi i cilësisë më të lartë të mjaltit, me veti unike kurative e bën sapunin “Honey & Pollen” me kuti në formën e hojeve, një eksperiencë të veçantë për trupin, fytyrën dhe flokët. Poleni, së bashku me përbërësin e mjaltit përforcon dhe dyfishon vetitë e sapunit. Dikur, mjalti ishte vetëm privilegj i mbretërve. Për shembull, Kleopatra bënte gjithmonë banjë në mjaltë. Një mbretëreshë angleze e përdorte për të mbajtur flokët të shëndetshëm, të butë dhe të shndritshëm. Me sapunon me mjaltë dhe polen, do ta ndjeni lëkurën shumë të butë, me shkëlqim dhe të freskët gjatë gjithë kohës.