OLIVOS OTOMAN BATH CLOVE SOAP 2PZ *100GR
Sapuni “Olivos Ottoman Bath Clove” është bërë me recetën sekrete dhe historike të epokës osmane, e cila karakterizohet nga aroma klasike dhe e mprehtë e hamamit turk. Që nga epoka osmane, rituali i larjes ka qenë më shumë se një pastrim i thjeshtë. Është mundësia për t’u zhytur në një atmosferë autentike luksi. Sapuni “Ottoman Bath” me karafil është i licencuar dhe unik në treg, me një paktim origjinal që i përket Perandorisë Osmane. Brenda kutisë, janë dy sapunë të mbështjellë secili më vete, me një letër të bukur, të printuar me motive nga periudha osmane. Ky sapun, kombinon më së miri dizajnin unik kulturor me luksin e kohëve moderne. Përjetoni në maksimum përvojën e banjës turke me sapunët e veçantë të linjës osmane.
Zbut lëkurën dhe trajton celulitin. Është mjaft efikas në trajtimin e ekzemave dhe infeksioneve fungale (mykut). U jep volum dhe shkëlqim flokëve. Esenca e hamameve turke do t’ju bëjë që ta harroni botën e jashtme, duke i dhënë mundësi gjallërimi trupit, mendjes dhe shpirtit. Gjethet e ullirit që ndodhen në përmbajtje të sapunit “Olivos Ottoman Bath Clove” e pastrojnë lëkurën në thellësi, duke i dhënë një efekt të veçantë dhe natyral eksfoljimi.
100% organike dhe vegane.
Pa ngjyrues, pa sulfate, pa paraben, pa gluten.
Hipoalergjike.
Jo e testuar ne kafshe.