PREGNACARE NEW MUM AFTER PREG *56TAB
Pregnacare New Mum ofron një formulim nutricional të balancuar me një numër të madh mikronutrientësh që ndihmojnë nënat në periudhën pas lindjes për të plotësuar të gjithë nevojat e organizmit të tyre. Ky produkt është i përshtatshëm për tu marrë në çdo kohë pas shtatzanisë dhe ka nutrientët e përshtatshëm për mbështetjen e çlirimit normal të energjisë dhe shëndetit të lëkurës dhe flokëve. Kjo formulë e avancuar përmban nutrientë si vitamina B12 dhe hekuri, të cilët kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe mungesës të energjisë. Ky formulim gjithashtu përfshin kolagjen me origjinë detare, bioflavonoide të qitros dhe ekstrakt të farave të rrushit, plus vitamina esenciale dhe minerale. Shëndeti i flokëve dhe lëkurës ndryshon me kalimin e viteve por me siguri koha në të cilën ju do vini re më shumë ndryshim do jetë pas shtatzanisë dhe lindjes.
Shëndeti i flokëve
Ndryshimet që ndodhin në trupin e femrave gjatë shtatzanisë mund të kenë impakt në shëndetin e flokëve. Skalpi dhe flokët e shëndetshme vijnë nga ushqimi i tyre me nutrientët e përshtatshëm. Për këtë formula e Vitabiotics përfshin zink dhe slenium që kontribuojnë direkt në mirëmbajtjen e gjëndjes të flokëve.
Shëndeti i lëkurës
Pregnacare New Mum përfshin në formulën e saj biotinë dhe niacinë (vitaminë B3) që kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës plus vitaminë C që ndihmon në prodhimin normal të kolagjenit për një lëkurë të shëndetshme.
Kur rekomandohet Pregnacare New Mum?
Është një suplement ideal për nënat pas lindjes që mban në nivelet e përshtatshme nutrientet pas shatzanisë.
Mund të merret dhe në periudhat kur nëna ushqen me gji (një produkt tjetër i Vitabiotics specifik për periudhën e ushqimit me gji është Pregnacare Breast-Feeding) |Pa Gluten, pa Laktoze
Përdorimi:
2 tableta në ditë me vaktin tuaj kryesor.
Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije të ftohtë. Mos e përtypni. Ju mund të filloni të përdorni këtë produkt në çdo moment pas lindjes së fëmijës.