PSYLLOIAL POLV S/Z 14BU
Permireson c’rregullimet e tranzitit Intestinal
Integrator ushqimor me baze Fibra Psyllium 99% + Acid Hialuronik qe nxit nje shtim te tranzitit intestinal, sasise se feceve dhe aktivitetit propulsiv te kolonit, ne menyre dukshem me superiore krahasuar me preparatet me baze vetem te fibrave te Psyllium
Psyllium Plantago ovata Forsk:
- Mucilago e Psyllium rrit volumin ne kontakt me lengjet qe arrijne ne lumenin e zorres, duke shtuar peristaltiken dhe lehtesuar evakuimin. Vepron si nje normalizues i tranzitit intestinal dhe konsistences se feceve.
- Shfaq efekt prebiotik duke favorizuar integritetin e mukozes intestinale dhe mbrojtjen imunitare.
- Shfaq veprim anti-inflamator dhe zbutes mbi mukozen e traktit tretes.
- Shton ndjenjen e ngopjes, duke ndihmuar ne zvogelimin e peshes trupore. Mund te perdoret si trajtim ndihmes ne regjimet e dietave te dobesimit.
- -Rekomandohet ne trajtimin e konstipacionit kronik, kolonit te irritueshem
Acidi Hialuronik:
- Si pasoje e vetise per te terhequr dhe mbajtur ujin, shton hidratimin e mases fekale duke ndihmuar tranzitin intestinal, per nje fuqi te larte higroskopike.
- ndihmon ne shtimin e sasise se feceve te eleminuara.
Dozimi
Te rriturit: 1 ose 2 bustina ne dite larg vakteve te ushqimit per nje periudhe 2 javore pasuar nga nje periudhe 2 javore nderprerjeje.
Femijet > 3 vjec: Rekomandohet ½ e dozes se te rriturve.
Doza mund te rritet ne varesi te nevojave. Ne keto raste rritja e dozes duhet bere ne menyre graduale per te shmangur mundesine e shfaqjes se tensionimit abdominal ose meteorizmit.
Per te favorizuar evakuimin e rregullt dhe progresiv te zorreve rekomandohet marrja e sasive te duhura te ujit gjate gjithe dites. Nuk shkakton irritim te traktit tretes.