RILASTIL SUN SYSTEM SPRAY SPF 50+ 200ML
Emulsion në formë spray me konsistencë të lehtë, lehtësisht e absorbueshme, e rekomanduar kryesisht për lëkurë të ndjeshme ndaj diellit. Garanton mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVB-UVA duke parandaluar djegiet, njollat dhe eritemat solare. Në sajë të formulimit parandalon plakjen qelizore, hidraton si dhe parandalon skuqjen. Rezistent ndaj ujit, pa alergjenë, testuar klinikisht si dhe testuar ndaj nikel, paladium, kobalt, krom e mërkur.
Përbërës kryesor:
- Pro ADN Kompleks me ekstrakte bimore të cilat mbrojnë ADN-në qelizore nga stresi oksidativ
- Schizandra chinensis, promovon elasticitetin e lëkurës duke i ofruar tonicitet si dhe ndihmon efektin anti-oksidues të përbërësve të tjerë
- Pa paraben, pa konservues
Përdorimi:
Aplikoni produktin të paktën 30 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikoni vazhdimisht në rast ekspozimi të zgjatur dhe pas larjes.