SAGINIL INTIMO 200ML
Detergjent ortodermik me pH fiziologjik (pH 5.0) për përdorim të përditshëm vaginal. Higjenë efikase në rastet e vulvo-vaginitit, vaginozës bakteriale, vulvit nga kontakti dhe vulvodynia-s. Adelmidroli, përbërësi i tij kryesor, vepron në mënyrë efektive në rast inflamacioni, duke ruajtur reaktivitetin e duhur të lëkurës dhe duke kryer një veprim qetësues dhe anti-skuqje. Acetati i Tocoferolit (Vitamina E) kontrollon stresin oksidativ të lidhur me hiper-reaktivitetin mastocitar. Acidi Hialuronik, hidratues dhe zbutës i fortë, promovon lubrifikiminn e zonës gjenitale dhe bën të mundur riepitelizimin e indeve të inflamuara.
I indikuar vetëm për përdorim të jashtëm. Të shmanget kontakti me sytë; shpëlani sytë me ujë të bollshëm nëse dicka e tillë ndodh. Të mbahet larg fëmijëve. Të mos përdoret nëse paketimi është i dëmtuar. Nuk rekomandohet të përdoret te personat që kanë alergji nga ndonjëri prej përbërësve.
Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të përdoret 2 ose më shumë herë në ditë. Aplikohet një sasi e konsiderueshme e produktit në zonën që do trajtohet dhe më pas shpëlahet me ujë të bollshëm, pa fërkim.