ULTRA- D3 VITAMIN D3 4000 IU *96 TAB
Ky suplement ushqimor përmban formën D3 të vitaminës D, e cila është forma e preferuar e vitaminës D që prodhohet nga organizmi gjatë ekspozimit në diell.
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut. Ajo merr pjesë në disa funksione kryesore:
– Ndihmon sistemin imunitar
– Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e kalciumit nga organizmi si dhe në mirëqënien optimale të eshtrave dhe dhëmbëve.
– Ndihmon sistemin muskulor.
– Luan një rol të rëndësishëm dhe në ndarjen qelizore.
Mënyra e përdorimit:
Këshillohet një tabletë në ditë. Sugjerohet të pihet me ujë ose pije të ftohta. Nuk duhet përtypur. Nuk duhet tejkaluar doza ditore e rekomanduar.