FERRODUE GOCCE
Suplementet ushqimore me hekur janë të nevojshme në rastet kur niveli i hekurit në organizëm është më i ulët se norma.
Ndër benefitet e hekurit për organizmin përmendim:
-ndihmon në zhvillimin e funksioneve konjitive të fëmijëve;
-merr pjesë në formimin e hemoglobinës dhe mbështet proçesin e formimit të rruazave të kuqe të gjakut;
-pakëson lodhjen;
-ndihmon në mirë-funksonimin e sistemit imunitar.
Hekuri tek suplementi Ferrodue është në formën e kelatit bisglicinat, i përftuar nëpërmjet një proçesi me teknologji të lartë, me qëllim që të ketë tolerancë dhe biodisponibilitet të lartë. 1 pikë është e barasvlefshme me 1 mg hekur elementar. Pa gluten. Pa laktozë. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Mënyra e përdorimit: Për dozimin e suplementit Ferrodue përdorni aplikatorin e pranishëm në paketim. Dozimi bëhet në bazë të peshës së fëmijë dhe në bazë të rekomandimeve nga mjeku përkatës. Ferrodue mund të konsumohet siç është ose i tretur me pak ujë. Mund të konsumohet dhe gjatë vaktit ushqimor.
Për fëmijët prematurë rekomandohet konsumimi i 2 pikave/kg peshë në ditë (duke nisur nga muaji i parë i jetës).
Për fëmijët prematurë nga 0-12 muaj rekomandohet konsumimi i 1 pike/kg peshë.
Për fëmijët mbi 1 vjeç rekomandohet konsumimi i 10 pikave në ditë.
Përbërësit Fructose, water, Iron Bis-glycinate Chelate, acidifier: citric acid and malic acid, flavourings