KAMILLEN BAD RITSERT® 250 ml
Për përdorim në fëmijë dhe të rritur.
KAMILLEN BAD RITSERT® është solucion në kafe të errët, i vendosur në shishe 250 ml.
Lënda aktive: ne 100 g (=102 ml): 125 mg vaj kamomili i pasur me α-Bisabolol.
KAMILLEN BAD RITSERT®
është me përbërje bimore për aplikim si banjë (të plotë ose të pjesshme), ose shplarje në inflamacionet e lëkurës dhe mukozave.
α-Bisabolol nxirret në mënyrë natyrale nga lulet e kamomilit, dhe në qindra vjet është përdorur për vetitë e tij si anti-irritues, anti-inflamator, anti-bakterial dhe gjithashtu edhe si anti-mikotik.
Këto veti e kanë bërë të natyrshme përfshirjen e tij
në shumë produkte kujdesi për lëkurën, për të qetësuar lëkurën e acaruar.
Përqëndrimi i lartë në pantenol stimulon shërimin e lëkurës. Mutageniciteti dhe genotoksiciteti i bisabolol është studiuar, dhe për shkak të toksicitetit të ulët të tij, sipas Food and Drug Administration (FDA), konsiderohet i sigurt dhe promovohet përdorimi i tij si përbërës aktiv i disa produkteve mjekësore.
*Efekte anesore: asnjë i njohur.
Si përdoret KAMILLEN BAD RITSERT®
Si banjo në bide përdoret në:
Sëmundjet inflamatore të anusit, të kruarat në anus, pas operacioneve, për të lehtësuar ankesat në hemorroide, ekzemën dhe fisurat anale.
Sëmundjet inflamatore të sferës genitale (në meshkuj dhe femra) dhe si mjekim vijues për plagët në ndërhyrjet operatore vaginale.
Si banjo e plotë apo për shplarje:
Për shplarje në inflamacionet e lëkurës apo në sëmundjet bakteriale të saj.
Mjekim vijues në abceset dhe forunkulat e hapura, plagët e infektuara.
KAMILLEN BAD RITSERT® nuk duhet përdorur:
Tek fëmijët nën 1 vjeç.
Kjo përgatitje është me alkol dhe nuk duhet të pihet.
Nuk përdoret për problemet e syve dhe si inhalacion.
Dozimi i zakonshëm është:
Në vaskë, në 150L ujë: 60 ml KAMILLEN BAD, (korrespondon me 0.5 mg vaj kamomili/litër).
Në bide, në 10-20 L ujë: 20-30 ml KAMILLEN BAD, (korrespondon me 1.8-2.5 mg vaj kamomili/litër).
Për banjo të duarve dhe të këmbëve, në 5-10 L ujë: 10-20 ml KAMILLEN BAD, (korrespondon me 2.5 mg vaj kamomili/litër).
Për shplarje uro-genitale, në 1.5 L ujë: nje mase 30 ml KAMILLEN BAD, (korrespondon me 24.5 mg vaj kamomili/litër).