OLIVOS COCONUT&SHEA BUTTER LIQUID SOAP *450ML
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të përgatitur me arrë kokosi dhe shea butter. Falë përzierjes së pasur, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Me përmbajtjen e lartë antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit mbron qelizat e shëndetshme gjatë pastrimit. Ndërsa aftësia e jashtëzakonshme e “shea butter”-it ofron hidratim dhe një butësi fantastike në lëkurë. Aroma e “shea butter” me arrën e kokosit do t’ju japë ndjesinë sikur sapo jeni kthyer nga ishujt tropikalë. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit janë fantastike për një pastrim delikat lëkure që në përdorimin e parë. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës.
100% organike dhe vegane.
Pa ngjyrues, pa sulfate, pa paraben, pa gluten.
Hipoalergjike.
Jo e testuar ne kafshe.