RESTORIA DISCREET KREM*150ML
Përdorimi i vazhdueshëm i Restoria Discreet eviton rrënjët e thinjura, reaksionet kimike, parandalon dhe trajton problemin e zbokthit. Restoria Discreet nuk është bojë kimike, por vepron me përbërësit natyral të flokut duke i kthyer pigmentin humbur.E përshtatshme për çdo nuancë floku, si për meshkuj edhe për femra.
Udhëzimet e përdorimit
Gjatë përdorimit të parë të Restoria, aplikoni këtë produkt mbi flokë të pastër dhe të thatë. Mos përdorni balsam me Restoria. Është e rëndësishme që folikula e flokut të mos mbulohet nga produkte të tjera për flokët, pasi ato mund të parandalojnë efektin e Restoria. Me mollëzat e gishtave përhapni kremin Restoria duke masazhuar lehtë kokën në zonat me thinja. Jepuni formën që dëshironi flokëve tuaj, mund të përdorni tharëse flokësh. Mos e shpëlani kremin Restoria Discreet. Drita e diellit shpejton procesin e kthimit të pigmentit të humbur të flokëve, pra, ju mund ta shfrytëzoni këtë mundësi duke aplikuar Restoria në mëngjes. Por, kremin Restoria mund ta aplikoni në çdo moment të ditës.
Sa herë duhet të lahen flokët e trajtuar me kremin Restoria?
Gjatë 2-3 javëve të para të përdorimit, aplikoni kremin Restoria çdo ditë dhe lani flokët dy herë në javë, për t’i dhënë mundësi kremit të veprojë. Pasi të keni arritur ngjyrën e dëshiruar të flokëve, mund t’i lani edhe më shpesh.
Si mund ta kontrolloj ngjyrën?
Nuk keni nevojë për një tregues ngjyrash, pasi kremi Restoria mund të përdoret mbi flokë të çfarëdolloj ngjyre. Ju e keni në dorë ngjyrën që do t’i jepni thinjave, qofshi bjond/e, brun/e apo me flokë të zinj. Përdorimi çdo ditë për 2-3 javë i kremit Restoria, bën të mundur që thinjat të fitojnë ngjyrën e tyre natyrale në mënyrë të kujdesshme dhe graduale. Kur flokët të marrin ngjyrën e dëshiruar, aplikojeni kremin Restoria Discreet një herë ose dy herë në javë për të ruajtur ngjyrën. Ju nuk do të dukeni sikur keni lyer flokët. Njerëzit do të vënë re se ju thjesht jeni rinuar
Kur do të dallohet rezultati? Flokët e thinjur do të rifitojnë ngjyrën e humbur, në mënyrë graduale. Gjatë 2-3 javëve të para do të filloni të vëreni ndryshimin. Kremi Restoria nuk është një bojë kimike, dhe si i tillë ai nuk e ndryshon menjëherë ngjyrën e flokëve. Nëse keni fije të trashë floku, do t’ju duhet pak më tepër kohë për të fituar ngjyrën tuaj origjinale. Pas përdorimit të përditshëm të kremit Restoria, për 2-3 javë, do të mjaftojë të përdorni kremin Restoria një herë ose dy herë në javë për të ruajtur ngjyrën. Ndërsa flokët tuaj fitojnë ngjyrën, Restoria ndihmon në largimin e zbokthit dhe u dhuron një pamje të shëndetshme flokëve tuaj.