ACNE BIO MOUSSE 150ML
Shkuma aktive me veti antibakteriale dhe purifikuese, e formuluar për lëkura të yndyrshme me tendencë akneike dhe të predispozuara për formimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Falë komponentëve të saj si nikotinamidi (vitaminaB3), acidi salicilik, argjendi koloidal dhe acidi azelaik, kryen një funksion filmogjen efikas si barrierë për të parandaluar agresionin e agjentëve të jashtëm dhe proliferimin bakterial.
PERBERESIT AKTIV:
Nikotinamid 4%
Acid Salicilik 3%
Argjend Koloidal 0,5%
Acid Azelaik 10%
NIKOTINAMIDI BËN PJESË NË KOMPLEKSIN E VITAMINAVE TË GRUPIT B.
Në trajtime lokale është treguar efikas për trajtimin e akneve të lehta apo të
moderuara. Në pacientët që kanë përdorur nikotinamid lokal
(përqëndrime që variojnë nga 2% deri në 6%) është vërejtur në reduktim i konsiderueshëm i akneve në krahasim me pacientët që kanë kryer një trajtim
standart për aknet. Gjatë trajtimit nuk ka pasur efekte anësore të rëndësishme.1 Aktiviteti terapeutik i nikotinamidit vjen kryesisht për shkak të fuqisë anti-inflamatore. Aplikimet lokale të nikotinamidit, frenojnë
citokinat proinflamatore: IL-1 beta, IL-6, IL-8 dhe TNF alfa.
IL-1 beta, IL-6 dhe TNF alfa janë reduktuar me më shumë se 95% dhe nivelet e IL-8 janë reduktuar me 85%.2