BUONAVIT D3 GOCCE 10MCG *12ML
BuonaVit D3 është një suplement dietik i vitaminës D.
Marrja e vitaminës D rekomandohet sidomos në fëmijërinë e hershme pasi është e domosdoshme për rritjen optimale të kockave.
Vitamina D stimulon absorbimin e kalçiumit dhe fosforit në zorrë dhe ndihmon në mbajtjen e niveleve normale te kalçiumit në gjak. Gjithashtu vitamina D ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Për të parandaluar rakitizmin dhe defiçiencën e vitaminës D tek bebet, fëmijët dhe adoleshentët rekomandohet një dozë prej 400 IU vitaminë D që nga muajt e parë të jetës.Në veçanti të gjithë të porsalindurit duhet të marrin suplement vitamine D.
Menyra e perdorimit:
Doza e rekomanduar është 4 pika një herë në ditë, ekuivalenti i 10 mikrogram (400 IU) vitaminë D3. Mund të merret dhe dozë e ndryshme në bazë të rekomandimit të mjekut.Përdorni pikatoren e përfshirë në paketim. Çdo pikë përmban 100 IU vitaminë D3.