Colief Vitamin D3 Drops është një suplement ushqimor në formë pikash që siguron Vitaminë D3, vitaminën e diellit, e cila është e rëndësishme për funksionimin normal të sistemit imunitar dhe zhvillimin e kockave tek fëmijët e të rriturit. Vitamina D3 mund të merren përmes ushqimit, ekspozimit në diell ose në formë suplementi për të siguruar nivele të mjaftueshme në trup, veçanërisht në periudha me ekspozim të reduktuar ndaj dritës së diellit.
Produkti nuk përmban aromë artificiale, sheqer të shtuar, konservues apo ngjyrues, duke e bërë të përshtatshëm për të gjithë familjen.
Karakteristikat kryesore:
- Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar
- Ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të kockave dhe zhvillimit normal
- Lehtë për t’u përdorur ,mund të jepen direkt apo të përzihen me ushqim ose pije
- Pa aromë artificiale, sheqer të shtuar, konservues apo ngjyrues
- I përshtatshëm për të gjithë familjen
Përdorimi: Përzieni pikat Colief Vitamin D3 me ushqim ose pije. Në rastin e foshnjave, ato mund të jepen edhe direkt nga goja.






