CURASEPT COLL ADS 0,12% CHX IMPLANT *200ML
Kolutori Curasept Perio përmban kloreksidinë 0.12% e cila lufton pllakën bakteriale dhe sistemin ADS i cili redukton rrezikun e pigmentimit dhe ndryshimet në shije.
Gjithashtu pËrmban njË ko-polimer PVP VA dhe acid hialuronic. Bashkëveprimi i këtyre dy substancave krijon një film mbrojtës mbi mukozë dhe gengiva, dhe favorizojnë në mënyrë indirekte rigjenerimin e mukozës dhe reduktojnë inflamacionin.
- Gengiva delikate dhe që gjakosen shpejt
- Edema dhe fryrje të mukozës së gengivave
- Gengivit kronik ose akut me dhimbje dhe gjakosje
- Irritime të gjuhës
- Irritime nga ushqime të forta,pikante ose të ngrohta.
Mënyra e përdorimit:
Shpëlahet goja për 60 sekonda me 10ml solucion të pa holluar. Këshillohet mos të konsumohen lëngje ose ushqime për 30 min pas aplikimit të kolutorit. Aplikimi duhet vazhduar për 30 ditë dhe mund të keshilloheni me dentistin tuaj në rast se trajtimi duhet zgjatur.
CURASEPT GEL PARODONTALE ADS350 30ML
Trajtim lokal i gengivitit,periodontitit, peri-implantis dhe xhepave periodontalë.
Me përqëndrim 0.5% CHX siguron një veprim të lartë kundër pllakës bakteriale.
I indikuar për të lehtësuar irritimet në kurat odontoiatrike, në mbajtësit e protezave dhe aparateve ortodontike, në subjektet parodontopatikë dhe që kanë implante.
Kopolimeri PVP-VA i gjeneratës së fundit qëndron në vëndin ku aplikohet për 12 orë duke formuar një barrierë mbrojtëse në mishrat e dhëmbëve e cila mbron indin dhe lehtëson irritimet.
NË KONFEKSION PËPRFSHIHET FALAS KULETA DHE FURCA PËR PASTRIM MË TË LEHTË TË IMPLANTEVE.