FORTAVIT*OS GTT FLAK 10ML
Integrator alimentar multivitaminoz me Vitamin C dhe Fluor.
Perberja vitaminoze
(per 1 ml qe i korespondon 30 pikave)
Vit B5 2mg – acidi pentotenik eshte konsideruar esencial per te gjitha format e jetes, pasi eshte nje nga njesite ndertuese te Co-A e domosdoshme ne sintezen e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.
Vit C 24 mg – acidi askorbik nxit sintezen e kollagjenit (blloku ndertues i indit kockor, dhembeve dhe kartilagove) si dhe fuqizues i sistemit imunitar.
Vit B-12 0.75mcg – ciancobalamina, perberja metalo- organike me e kudogjendur e organizmit, e cila bashke me acidin kooperon ne sintezen e ADN-ve qelizore.
Vit B-1 (tiamina) 0.4mg – vitamina ‘anti-stress’ e cili rrit aktivitetin e sistemit imun dhe ndihmon organizmin te adaptohet me lehte me ndaj stresit.
Vit B-6( piridossina) 0.5 mg – eshte nje vitamine e nevojshme per me shume se 60 procese biologjike ne nje trup te shendetshem. Ndikon ne sintezen e hormoneve, eritrociteve, neurotransmetuesve, enzimave dhe prostaglandinave.
Vit B-2 0.6 mg – riboflabin rrit imunitetin e organizmit, nxit proceset fiziologjike ne sistemin nervor, lekure, sy, goje dhe melci, si dhe nje ushqyes i rendesishem i tyre.
Biotina 25 mcg – ose vit B 7 ndikon ne rritjen dhe ushqyerjen e flokeve, thonjve dhe lekures dhe ne e trajtimin e dermatitit seboroik.
Vit E 3.6 mg – alfa-tokoferol, antioksidant i fuqishem dhe modulator i sistemit imun.
Fluori 1.1 mg – redukton kariesin dentar ne dhembet primar dhe ne ata permanent.
Vit A 450 mcg – ushqyes dhe rigjenerues i lekures dhe mikrovaskulatures retinale.
Vit D 2.5 mcg – nxit absorbimin e kalciumit I nevojshem per mineralizimin adekuat te kockes dhe parandalimin e tetanive hypokalcemike.
Vit PP 6 mg – niacina ose Vit B- 3, ka veprim antiinflamator, anxiolitik si dhe mbrojtes ne terapite me UVA, UVB.
Indikacionet
Fortavit bambini me pika eshte nje integrator ushqimor i pasur me te gjitha vitaminat e nevojshme per trupin dhe perberesit e tjere qe sherbejne per rritjen e femijes, rritjen e imunitetit te tij, daljen e dhembeve, kalimin e virozave ne menyre te menjehereshme, permiresimin e oreksit te tij dhe ushqimin e sistemit nervor. Fortavit bambini me pika eshte i vecante ne familjen e tij per permbajtjen e qumeshtit te fresket te bletes, mjaltin e Akacies dhe Vitaminen B5.
Flakonet: menyra e perdorimit
Keshillohet qe te merret permbajtja e nje flakoni, nje here ne dite, gjate ose menjehere pas ushqimit (me stomak plot), ose sipas udhezimit te mjekut. Rrotullohet tapa, ne drejtimin e levizjes se akrepave te ores, deri ne fund, duke mundesuar carjen e cipes ndarese dhe, per pasoje, renien e pluhurit nga tapa-depozite ne flakon. Me pas flakoni tundet mire, hiqet tapa, duke e rrotulluar ne drejtim te kundert, dhe permbajtja e flakoni pihet menjehere ose pasi te jete perzier me ndonje leng tjeter ose uje.
Kujdes
Produkti permban qumesht blete te fresket, e cila eshte nje substance koloidal qe nuk tretet dhe, per kete arsye, permbajtja e flakonit mund te jete me paraqitje “qumeshtore” ose mund te shfaqet ndonje precipitat i lehte, qe nuk kane ndikim ne vlefshmerine e preparatit. Pjesezat qe mund te verehen ne pezulli, pas carjes se cipes ndarese te tapes-depozite, jane mineralet e mikrokapsuluara, te cilet pas marrjes e permbajtjes se flakonit, ne persona vecanerisht te ndjeshem, mund te shkaktojne nje ndjesi te lehte te perzierash.
Menyra e marrjes dhe dozimi
Per femijet nga 0-8 vjec, 1pike / kg peshe 1-2 here ne dite sipas keshilles se mjekut. Siper moshes 8 vjece keshilllohet te merren 15-20 pika , 1-2 here ne dite, te shoqeruara me uje, lengje frutash, etj.