Ky suplement ushqimor përmban një kombinim ekstraktesh bimore, magnezi dhe vitaminë B6, të cilat mbështesin funksionimin normal të sistemit nervor. Ekstraktet e humulusit (sumbullajes) dhe valerianes ndihmojnë në reduktimin e ankthit dhe stresit, duke përmirësuar cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, si dhe kontribuojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të sistemit kardiovaskular.
Magnezi dhe vitamina B6 ndihmojnë në reduktimin e lodhjes, mbështesin funksionimin normal mendor dhe proceset metabolike që lidhen me çlirimin e energjisë, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e balancës elektrolitike.
Përdorimi:
- Për të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç, mund të merren 1-2 kapsula në ditë.
- Në raste stresit të lartë ose tensionit të shtuar, rekomandohet 1 kapsul në mëngjes dhe 1 në darkë.
- Për problemet e gjumit, konsumoni 1-2 kapsula në darkë, para se të flini.
- Për mirëmbajtjen e funksionimit normal mendor, mjafton 1 kapsul në ditë.
Kujdes: Mos tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.




Tab.jpg)
