Magnetrans Duo-Active 400 mg është një suplement ushqimor me magnez, mineral esencial për funksionimin normal të muskujve, sistemit nervor dhe metabolizmin e energjisë. Formula e tij me çlirim të dyfishtë e bën veçanërisht të dobishëm për personat me mungesë magnezi, e cila mund të lidhet me stresin, aktivitetin fizik intensiv ose dietën e pamjaftueshme. I përshtatshëm edhe për personat me diabet.
Përbërësit aktivë
- 100 mg magnez nga citrat magnezi – çlirim i shpejtë për veprim të menjëhershëm
- 300 mg magnez nga oksid magnezi – çlirim gradual për efekt të zgjatur
Përfitimet kryesore
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor
- Ndihmon në metabolizmin normal të energjisë
- Redukton lodhjen dhe rraskapitjen
- Mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës të lidhura me mungesën e magnezit
Karakteristikat
- Bustina për konsum direkt, pa nevojë për lëngje
- Praktik për udhëtime dhe përdorim të përditshëm
- Shije freskuese menteje ose portokalli
- Pa gluten dhe pa laktozë
Përdorimi: Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: konsumoni 1 bustinë në ditë, direkt në gojë. Sipas nevojës, bustina mund të ndahet në dy doza gjatë ditës.


Tab.jpg)



Tab-300x300.jpg)
