MILUPA APTAMIL 1 LATTE 800G
APTAMIL PRONUTRA ADVANCE 1-Formulë foshnjore 800gr. Është një formulë foshnjore e kompletuar, e përgatitur posaçërisht për të plotësuar nevojat nutricionale të bebeve tuaja në stadet e hershme të zhvillimit të tyre – nga lindja deri 6 muaj.
Formulë e patentuar e gjeneratës së ardhshme, që kombinon përzierjen tone unike të elementeve me proçesin tonë unik dhe të avancuar. Pas kësaj periudhe rekomandohet të kalohet gradualisht nga stadi 1 tek stadi 2 (Aptamil 2).
Ingridientët:
- Përzierje unike prebiotikësh (scGOS/lcFOS) dhe postbiotikësh (HMO 3”GL);
- LCPUFA (zinxhir i gjate acidesh yndyrore shumëfishe të pangopura);
- proteina;
- vitamina;
- antioksidantë;
- hekur;
- kalcium dhe minerale të domosdoshme për rritjen e shëndetshme të bebes (në sasitë dhe raportet e rekomanduara).
- Alergjenë: qumështi, peshku, soja.
Përgatitja:
1. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
2.Zjeni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40° dhe matni sasinë e ujit që duhet
(sipas udhëzimit) në shishen e sterilizuar.
3. Përdorni vetëm lugën dozuese brënda kutisë. Për të matur saktë pluhurin sheshoni sasinë e tij me një thikë të pastër.
4.Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në shishe sipas udhëzimeve.
5.Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht për 10 sekonda. Lëvizja rrotulluese nuk mjafton.
6.Ftojeni në ujë të rrjedhshëm.Kontrolloni temperaturën e qumështit tek kyci i dorës (rreth 37°). Ushqejeni fëmijën menjëherë brënda 1 ore.