Suport për funksion të shëndetshëm të muskujve, nervave dhe zemrës.
-Glicinati i magnezit përdor magnezin të lidhur me aminoacidin glicinë, i cili lehtëson përthithjen në zorrë.
-Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë, suporton metabolizmin, tkurrjen e muskujve, transmetimin e impulsit nervor dhe mineralizimin e kockave. Eshtë një faktor i nevojshëm për rreth 300 enzima. Proceset që kërkojnë magnez janë prodhimi i yndyrës dhe proteinave, si dhe metabolizmi i glukozës.
-Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm për rregullimin e ekuilibrit të kalciumit përmes efekteve të tij në gjëndrën paratiroide.
Përdorimi:
2 tableta 1 deri në 2 herë në ditë me ushqim.