FERROEV *60CAPSULE
Ferroev është një suplement ushqimor me bazë hekuri që ka veti:
- -të pakësojë lodhjen;
- -të marrë pjesë në proçeset e metabolizmit energjik;
- -të marrë pjesë në sintezën e hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut, të nevojshme për transportin e oksigjenit.
Suplementi përmban krahas hekurit dhe:
- -acid folik, që parandalon dëmtimet e tubit neural gjatë shtatzënisë;
- -vitaminë C, që rrit përthithjen e hekurit dhe ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Rekomandohet të përdoret:
- -gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji;
- -nga vegjetarianët;
- -nga personat me një aktivitet fizik të shtuar;
- -nga personat që janë duke ndjekur një dietë ushqimore hipokalorike;
- -nga fëmijët dhe adoleshentët gjatë rritjes dhe zhvillimit;
- -tek femrat gjatë ciklit menstrual;
- -nga të moshuarit.
Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të konsumohen 2-3 kapsula në ditë, mundësisht në mëngjes esëll ose përpara konsumimit të vakteve ushqimore. Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji rekomandohet të konsumohen 3 kapsula në ditë. Kapsulat janë të veshura me një veshje rezistente ndaj aciditetit të stomakut, me qëllim që të kemi një tolerancë më të mirë të hekurit. Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara.