IDROZOIL ERBAGIL DET CUOIO CAP+MUCOSE 150ML
Detergjent pastrues natyral i testuar për të gjithë tipet e lëkurës.
Për trajtimin e ndjeshmërisë, irritimit, skuqjes së mukozave, lëkurës dhe skalpit.
Indikohet në pastrimin dhe higjienën e përditshme të lëkurës, membranave mukoze dhe skalpit, veçanërisht nëse janë të ndjeshme, të irrituara, të skuqura, që kruhen, të prekura nga mikroorganizmat. Për pastrimin e lëkurës në kontakt me pajisjen ortopedike: Implantet, suportet, ortozat, allçitë. Është ideal për trajtimin e lëkurës dhe mukozave të pacientëve të shtrirë në krevat. Si pastrues për parandalimin e dëmtimeve të lëkurës. Mund të përdoret për pastrimin e zonës anale dhe perianale në rastet me hemorroide, fisura dhe proktit, para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Veçanërisht i përshtatshëm për higjienën e përditshme gjatë aktiviteteve sportive. Indikohet përdorimi gjatë shtatzënisë, në periudhën pas lindjes ose gjatë ciklit menstrual.
– Lëkura dhe skalpi: mbindjeshmëritë e lëkurës, gjendjet inflamatore dhe me kruarje, tharjet e lëkurës, dermatozat,zbokthi, dermatiti alergjik, irritues dhe seborroik.
– Higjiena intime: veprim qetësues ndaj skuqjes dhe kruarjes, efekt freskues.
– Të porsalindurit dhe fëmijët: dermatit seborroik infantil, skuqjet, gjendjet inflamatore, me kruarje dhe irritim, dermatit alergjik dhe atopik.
– Të moshuarit: gjendjet me lëkurë të inflamuar, me kruarje, të tejdukshme, dermatit alergjik, irritues, seborroik.
Mënyra e përdorimit
• Pastrimi i lëkurës: Aplikoni sasinë e duhur të produktit mbi një sfungjer të lagur, fërkojeni butësisht mbi lëkurë dhe më pas shpërlajeni me ujë.
• Higjiena intime: Aplikoni sasinë duhur të produktit mbi pëllëmbën e dorës, shkumojeni, fërkoni zonën e duhur dhe më pas shpërlajeni me ujë.
• Pastrimi i skalpit: Aplikoni produktin mbi skalpin e lagur, mesazhojeni dhe shpërlajeni me ujë.
Riktheni kushtet fiziologjike të lëkurës, mukozës dhe skalpit me Idrozoil.