RILASTIL CR SMAGLIATURE 200ML+VIDERMINA CLX 300ML
Linjë e ideuar për parandalimin dhe trajtimin aktiv të strijeve nëpërmjet një veprimi të dyfishtë: përmirësim i elasticitetite ruajtjes së ujit qelizor duke parandaluar formimin e strijeve dhe duke ushtruar një efekt intensiv hidratues e ushqyes.
Emulsion-krem me teksturë kremoze me pH fiziologjik. Parandalon dhe përmirëson pamjen e strijeve në bark, ije, vithe, kofshë gjoks dhe krahë. Mund të përdoret gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji. I testuar klinikisht dhe dermatologjikisht. I testuar për nikel, paladium, kobalt, krom e mërkur.
Përbërës kryesor:
- Izoaminoacide, elementë të rëndësishëm për aktivitetin qelizor të cilët rrisin elasticitetin dhe rezistencën e lëkurës
- Allantoina nxit proçeset riparuese të epidermës duke pasur efekt qetësues dhe mbrojtës
- Kompleks vitaminik me efekt ushqyes dhe antioksidant
- Ekstrakt nga Oryza sativa me efekt zbutës dhe mbrojtës
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes e në mbrëmje një sasi e mjaftueshme kremi, duke e masazhuar përgjatë strijeve derisa të përthithet plotësisht. Trajtimi fillohet sapo vihet re shfaqja e shenjave të para të strijeve. Gjatë shtatzanisë këshillohet të përdoret 2 herë herë në ditë në zonat e gjoksit, barkut, kofshëve dhe pjesës së brëndshme të tyre, ijeve, vitheve dhe fundshpinës, duke filluar nga muaji i tretë deri 3 muaj pas lindjes