TUSSAVIT*125G
Permban ekstrakt të lëngut të timusit, ekstrakt të lëngët të ribvort.
Tussavit pakëson nevojën për tu kollitur.
Ai favorizon nxjerrjen jashtë të mukusit nga bronket, duke lehtësuar në këtë mënyrë frymëmarrjen dhe përmirësuar gjendjen e përgjithshme.
Ekstrakti i lëngët i timit: (Folium Thymi) dhe i ribvort (Folium Plantaginis) përveç se kanë një veprim mukolitik dhe spazmolitik mbi traktin respirator, gjithashtu ushtrojnë një veprim dezinfektant mbi mukozën e gojës dhe të fytit (faringut).
Ekstrakti i lëngët i timusit ndikon në procesin e shërimit në disa mënyra.
Ai arrin të lëngëzojë mukusin e trashë bronkial, duke lehtësuar në këtë mënyrë kollitjen (veprim ekspektorant).
Ai gjithashtu ka veprim spazmolitik dhe dezinfektant.
Ekstrakti i lëngët i ribvort pakëson nevojën për tu kollitur, e cila është, veçanërisht e shprehur në katarret e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Të rritur: 1- 2 lugë çaji (5 – 10ml) deri 6 herë në ditë
Fëmijët në moshë shkollore: 1 lugë çaji 3 deri 6 herë në ditë
Fëmijët më të vegjël: 1 lugë çaji 2 deri 3 herë në ditë