PREGNACARE CONCEPTION *30TAB
Prodhuesit e linjës Pregnacare, suplementi kryesor i shtatëzanisë në Angli, kanë zhvilluar Pregnacare Conception, për te ndihmuar ngjizjen e shëndetshme të femrave që po provojnë të ngelen shtatëzëna.
Nutrientët e nevojshëm në periudhën e shtatëzanisë.
Tani që keni vendosur të keni një fëmijë ju dëshironi të përgatitni trupin tuaj dhe të siguroheni që keni nje dietë dhe një mënyrë jetese mjaft të shëndetshme, për të rritur në maksimum shanset për të mbetur shtatzënë.
Formula e Pregnacare Conception është zhvilluar dhe konceptuar në bazë të shumë studimeve në mbarë botën që tregojnë se nutrientë specifikë mund të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në ndërtimin e rezervave me nutrientë, gati për shtatëzani apo për të ndihmuar në një shëndet sa më të mirë të sistemit riprodhues. Pregnacare Conception mundëson një bashkim të plotë, të kujdesshëm e të balancuar të mikronutrientëve , duke përfshirë dhe nutrientë specifikë si : inositoli , l-arginine , n-acetyl cysteine dhe selenium. Formula gjithashtu përfshin vitaminën B12 dhe acidin folik 400 mcg (microgram).
Ideale për të ndihmuar çdo femër të krijojë rezerva nutrientësh përpara shtatëzënisë. Formula përmban 100% nutrientë dhe vitamina dhe nuk përbëhet nga ilaçe apo hormone.
Formula përfshin nutrientët kryesor :
• Niveli i rekomanduar i acidit folik
Pregnacare Conception përmban 400 mcg acid folik, sasi ekzakte e rekomanduar për çdo femër që po tenton të mbetet shtatëzënë. Nesë nuk merrni acid folik shtesë rritet rreziku që të zhvillohen difekte në tubin neural gjatë formimit të fetusit. Acidi folik gjithashtu ndihmon në proçesin e ndarjes së qelizave si dhe kontribuon në rritjen e placentës gjatë shtatzënisë.
• Shëndeti riprodhues femrës
Disa nutrientë mund të luajnë një rol në mbështetjen e shëndetit të sistemit riprodhues tek femrat. Pregnacare Conception përmban zink i cili kontribuon për të pasur nje pjellori normale dhe vitamin B6 e cila ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal . Formula gjithashtu përfshin vitaminë B12, hekur, magnesium dhe vitaminë D të cilat ndikojnë në proçesin e ndarjes së qelizave.
• Suport me nutrienët të gjithanshëm
Pregnacare Conception mundëson suport të gjithanshëm me nutrientë shtesë duke përfshirë biotinë dhe bakër të cilat kontribuojnë në çlirimin e energjive, hekur i cili ndihmon në një fuksionim normal të sistemit imunitar dhe në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut si dhe hemoglobinës. Gjithashtu vitaminat B6 dhe B12 ndihmojnë për të ruajtur një funksionim normal të sistemit nervor. Formula gjithashtu përfshin dhe nutrientë të tjerë kryesorë si : L-Argininë , Inositol , N-Acetil Cisteinë dhe Betakarroten.
Cikli menstrual dhe ngjizja
A e dini se disa femra mund të kenë çrregulime të ciklit pasi ndalojnë përdorimin e kontraceptivit që përdornin , e këto çrreguime mund te zgjasin deri në 6 muaj? Cikli menstrual mund të ketë çrregulime dhe nga humbja në peshë, ngritja në peshë, ushtrimet e tepërta apo nga çrregullimet emocionale e fizike .
Nëse ndodh që të keni vonesa ne ciklin menstrual, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni shtatëzën dhe këshillohet të kryeni nje test shtatzënie dhe te flisni me mjekun tuaj. Pregnacare Conception ka si bazë nutrientët dhe nuk ka hormone apo ilaçe. |Pa Gluten
Përdorimi:
Një tabletë ne ditë me vaktin kryesor.
*Pregnacare Conception është e këshillueshme të meret 3-muaj para konceptimit për një femije.